“Ethet e së premtes mbrëma..”


E mbani mend emisionin e këngës “Ethet e së premtes mbrëma”? Para shumë vitesh ishte një nga emisionet më të dashur për publikun ,prej nga dolën në pah një grup i shkëlqyer talentesh përmendim këtu Anjeza Shahinin, Elvana Gjata, Rosela Gjylbegu , Luiz Ejlli e shumë të tjerë. Në një intervistë me Edi Manushin , Alfred Kacinari na ka rikthyer kujtimet e asaj kohe kur mezi prisnim të fillonte programi. Pjesë e jurisë , si një prej artistave më korrekt e shpesh i cilësuar si anëtari më i rreptë i jurisë Kacinari flet me nostalgji për të. -“Arriti një kohë kur rreth Muzeut Kombëtar kishte aq shumë persona sa na u desh të thërrisnim policinë për tu futur.” Pyetur rreth Luiz Ejllit si një na personazhet më të përfolur të momentit nga dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip, Kacinari e mban mend si një djalë shkodran të lezetshëm , i muhabetit. “Aty personazhet vinin sic ishin , ishte i pari i llojit të tij si emison”. – përmend kompozitori

About Post Author