Ethet-Eqerem Canaj


Poezi

Ne vitet e gjyshes sime,

ethet i qellonin me plumb,

e merrnin si lecke te vjeter

dhe e rrasnin ne rrjedhen e ftohte:

ardhur paster pa presje, pa pike,

uji i perroit e bente njeriun celik.

Po ethet e mia kane tjeter ngjyre,

lirishta e blerte sere nisi te rrjedhe,

cmendur truri, marre arratine,

bej te terhiqem, dot veten se mbledh:

rrjedha me trand, diku kam humbe,

eh, ethet e gjyshes, i qellonin me plumb.

Ethet e padrejtesise torture tmerri,

kur te bardhen ta bejne te zeze,

dhe koha e kalbur mbi ty derdh vrerin,

kujtoj gjyshen ne rrymen e rrekese:

80 vitet e mia qe dot s’i lekund,

kujtimi i gjyshes me godit si plumb.

Packa, te tillat jane ethe behari

nga te ashtuquajturit intelektuale,

kur vrapin e nis i marri,

urtaku ne vend duhet te ndale:

pa nuk vjen me koha e gjyshes perseri,

te trembesh ethet, duhen plumba bresheri.

___________________—–_______–

Dikur, ne mungese te mjekesise moderne, te semuret nga ethet i futnin ne ujin e ftohte per renien e tempetatures. Kjo mase, ndoshta e ashper, te semurin e shpetonte nga vdekja.