ETJA PËR ROGANËN
Ndër shtigje jetësh kudo hapërova
derdha shumë mall e lot
por etjen për ty Roganë se shova
as dje, as nesër , as sot.
Ndër gurra lugjesh bjeshkëve kërkova
ballin me ujë kroi ta freskoj
për çudi shtera gjitha burimet
po mallin e vendlindjes s’munda ta shoj.
Në log lojërash, sa herë treteshim
botën fëmijërore me e nxanë në grusht
kur loja na shpiente në çuka e roga
e tenda e territ na zinte n’gusht.
Ndër shtigje jetësh kudo hapërova
derdha shumë mall e lot
por etjen për ty Roganë se shova
as dje, as nesër. as sot!
