ETJE DHE URI
Përvjel buzët tek shoh ujin
që gulçon nga burimet e tua.
Etja tatëpjetë rrjedh nëpër ezofag.
tek ndien erën e brumit të fryrë në magje.
Një lëmsh më mblidhet në stomak.
Dashuria ma mbështjell trupin qark,
buzët më ngjiten me buzë,
dhëmbët ia dërgoj të uriturit bark.
Stinëve të kohës u bëj një zë.
Dashurinë e mbaj të freskët, të ngopur,
tek pi burimeve dhe magjeve gatuaj bukë.

Etje dhe uri:Robert Shkurti