“Etnitë” e Ballkanit-Leonard Pipa


“ETNITË” E BALLKANIT

Etnitë e Ballkanit fatmirësisht nuk janë aq të shumta e të ngatërruara për të mos u deshifruar edhe pse të gjitha perandoritë kanë kaluar aty me inatin e madh për të shkulur me çdo mjet e fuqi rrënjët e tij të vjetra.

“Ball-kani” thuhet se është fjalë turke por unë edhe pse nuk jam etimolog profesionist as “amator profesional” i etimologjisë nga sa kuptoj kështu cekët e cekët më flet në shqip si fjalë. Po fundja le të jetë si të dojë!

Sigurisht perandoria Osmane e ndërtuar nga Papët për të rrëzuar Bizantin dhe për të kundërvënë botën fetarisht nuk kishte se si të mos drejtohej edhe nga vendasit “e përshtatshëm” në kohën dhe rrethanat e caktuara…

Po nejse nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi.

Në një analizë sipërfaqësore dhe pa e vrarë shumë mendjen, Ballkani, meqë dominohet nga një klimë mesdhetare popullsia e tij autoktone duhet të ishte e tillë.

Dhe në fakt ende dominohet numerikisht edhe sot prej tyre dhe prej përzierjeve me ata.

Ç’janë këta mesdhetarët?! Çfarë etnie i përkasin?!

Përpara se t’i përgjemi kësaj pyetje të thjeshtë le të përmendim disa popullsi të tilla.

Po e fillojmë me suliotët e njohur të cilët kanë banuar dhe ende banojnë në Epirin e jugut dhe pothuajse të gjitha shkrimet e derimësotme i konsiderojnë esmerë, pra mesdhetarë!

Vazhdojmë me Peloponezin (Morenë) e Shën Jeronimit, vllamit të Skënderbeut edhe ky tipik mesdhetar. Vazhdojmë me arbëreshët në Itali…përsëri mesdhetarë… Vazhdojmë me dakët në Rumani shumica mesdhetare, në Bullgari Thrakët po ashtu… Në Turqinë evropiane edhe pse u bënë gjithë ato luftëra e këmbime po ashtu…

Po vazhdojmë ma Maqedonët apo toskët e vjetër Titua jo pa qëllim në 1974 i regjistroi popullin tonë atije toskë!

Epiri që konsiderohet qëndra e shqiptarisë po e njëjta gjë të gjitha qytetet e Epirit dominohen edhe sot në një mazhorancës apsolute e popullit tonë. Që nga Janina e deri në Durrës.

Popullsia që dominon Ballkanin numerikisht jemi ne!

Etnikisht ne e kemi të provuar shqiptarinë tonë…atëherë Ballkani ishte dhe është i shqiptarëve për këtë fakt!

Ballkani (madje edhe më gjerë) në mozhorancë është shqiptar në gjenezën dhe ortogjenezën e tij ose siç thotë një historian grek nga ata të vërtetët të gjithë së bashku kemi trashëgimi pellazge. Ndërsa ne sot e quajmë shqiptar sepse ne shqiptarët trashëgojmë ende gjuhën e pellazgëve tashmë të konfirmuar ” si 6000 vjeçare”. Kjo është ajo që na lidh pazgjidhshmërisht me pellazgët. Gjuha! Nëse grekët në 1882-shin do kishin zyrtarizuar gjuhën shqipe çdo ndodhte me ne?! Sigurisht që gabuan ata që manipuluan votimin në parlamentin e atëhershëm të Greqisë dhe kjo tregon se qëllimi i tyre nuk ka qënë krijimi i një “shteti grek” të fuqishëm e të bashkuar në Ballkan, sepse gjasat do ishin bashkimi i Ballkanit, por përçarja e Ballkanit në kombe dhe fe antagoniste dhe goditja e shqiptarëve…

Në Ballkan ka fise pellazge ( ilirët, thrakët, dorët, jonët, dakët, fenikasit, maqedonët, epirotët, etj…etj…) dhe të ardhur si pushtues, kolonë, apo “emigrantë” për nevojat të ndryshme të, Romës, Bizantit apo Osmanëve më vonë…dhe drejtuesve të ndryshëm sundimtarë lokalë në shekuj…

Të ardhurit janë të shumtë por asnjëherë nuk janë mazhorancë prandaj opsion për mbajtjen në kontroll ishte përçarja!

Ata janë gotë,sllavë, turq, anzhuinë, tartarë,iranianë etj… të cilat kryesisht në dy tre shekujt e fundit u asimiluan në kombet e krijuara nga fuqitë e mëdha dhe asnjëherë në etnitë e tyre përkatëse për shkak të asimilimit. Në ka pakica në Ballkan janë këto dhe në asnjë rast popullsia mesdhetare ajo është mazhorancë, autoktone dhe trashëgimtare e gjuhës së të parëve të vet. Kaq!

Këto janë etnitë e Ballkanit.

Kjo vërtetohet me DNA, me histori( dokumentat e shumtë të Bizantit,Vatikanit etj…), me arkiologji, me kulturë( zejet, muzika, folku etj…në të gjithë Ballkanin i përkasin popullit tonë) dhe gjithçka tjetër të nevojshme…

Gjuha e pellazgëve mund edhe të mos jetë mëma e gjuhëve por që shqipja rrjedh prej saj bashkë me popullin tonë prej tyre e thotë një prof.doc Francez i kohëve të fundit. Përpara se të mos i pranosh këto duhet të hedhësh poshtë atë së paku, me prova dhe fakte…dhe jo me demagogji raciste feisbuku.

Pa kuptuar dhe pranuar këtë ne shqiptarët nuk hedhim dot asnjë hap përpara. Dhe fjala është për t’a kuptuar të gjithë shqiptarët e Ballkanit pavarsisht si e quajnë veten grekë, turq, sllavë,etj…dhe jo vetëm t’a kuptojnë por edhe të zgjohen dhe të ndërtojnë strategji të përbashkëta për zhvillimin e tyre dhe të rajonit duke i bërë një shërbim të madh vehtes, rajonit dhe paqes. Kjo duhet të ndodhi dhe një ditë do të ndodhi. U përpoq Abdyl Frashëri nuk ja doli dot, por historia përsërit vetveten dhe vitet janë të papërfillshme në rrugëtimin e saj! Shqetësimi im është se pengesa më e madhe për të ndodhur kjo mrekulli janë shqiptarët e mi.Që do ndodhi një ditë nuk kam asnjë dyshim por qejfi ma ka t’a shoh me sytë e mi!