Etno muzeu-Safet Syla


Në oborrin mbretëror të kohës së largët
Hapet një portë me zëra të vjetër
Ku çdo send ka shpirt
Çdo gur ka një zë
E gjërat qëndrojnë si hije pa prek
Këtu, në cep të çdo dhome të vogël
Prehen kujtimet e etërve të ngratë
Dollapi, xhubleta e gjergjefi që kërcet
Si gjurmë të humbura nën pluhur përjetë
Çdo sendë këtu flet me gjuhën e vetë
Të vërtetat e një kohe të fshehtë
Ku veglat e vjetra mbajnë gjurmët e duarve
E shpirtrat e nënave që nuk u shuan kurrë
Këta shenja të gjallë të kujtimit
Na thërrasin të dëgjojmë
Të prekim e të ndjejmë
Një kohë të gravuara
Në drurin e vjetër.