Arben Velo
Zarigoga të vjeshtrave,këto gjethe kumbullash
me shpata sqepash,luajnë fëmijësh në park.
Pa drojë , i kullufit ulkonja e erës,
nën dhëmbë Nëntori,sikur kullojne gjak.
Me gjethet,si sqepa zarigogash gjakosur
Ketrat e mjegullave, ngjyejnë gëzofët..
Si mëllenjë dhimbja ime,fluturon nga unë,
në haurin e mbrëmjes,ku guguftutë çajnë hënën.
Më ngatërrohen nëpër këmbë,zarigogat e vjeshtrave
Ketrat e mjegullave,dhe sonte i trembën.
