Eva Gjoni-Duke folur me ty!


Eva Gjoni

 

Duke folur me ty!

�Si mund ta shkruaj një letër për ty!�Jetoja duke të pasur këtu pranë, por çuditërisht nuk të shikoja aq mire sa sot.

Ashtu e heshtur pranë meje për të më ndihmuar. Aq pranë sa kisha besuar se gjërat i bëja vet, forcën time i’a dedikoja vetes, por aty ishe gjithëmon ti.

Rutina, andrallat e jetës më bënin të shikoja veç përpara, asnjë çast nuk u ktheva sado pak të shihja ashtu siç duhet ty.

Ti ishe pjesë e ditës sime, biseda të thjeshta, preokupime për gjëra konsumi, kujdesi kur semureshe edhe pse ti semureshe shumë rrallë, vetëkujdeseshe. Kjo ishte arsyeja që unë nuk e kuptoja kur kishe nevojë.

Më kurseje në ekstrem, më largoje nga çdo dhimbje, trishtim, i mbaje në vete dhe unë nuk i mësova kurr.

Sa doja sot të flisnim e të ma hapje zemrën!

E ke bërë këtë gjë me njeri?

Çfare ëndrrash ke pasur, kush kanë qenë çastet e tua më të bukura!Si ke dashuruar,çfarë sekretesh ke pasur që nuk do i ndaje me askënd,ke berë ndonjë gjë të çmendur për të cilën nuk je penduar kur.Si quhet ajo kënga që këndoje gjithonë nën zë që sot nuk mundem ta kujtoj.Kur e këndoje ti vetem në ato çaste nuk ishe aty.

Të gjitha i more me vete, sepse unë nuk të pyeta kurrë, nuk kisha kohë të pyesja, nuk më linte jeta ime.

Je pranë meje, të ndiej, lexon çfarë shkruaj, por përsëri nuk do të më tregosh.

Buzëqesh e thua, ja del dot?

Lodhesh, mos u merzit jam këtu si gjithmonë në krahun tënd te majte.

Ndonjëherë zgjas dorën e të prek lehtë flokët. Ke thinja duhet ti lyesh.

Të vështroj kur vishesh, ke marrë hijen time.

Sa bukur që jetoj tek ty.

Gjej momentet kur rri e qetë dhe filloj të flas, ti nuk mërzitesh, nuk më kundërshton, e unë kam mundesi të flas gjatë.

Ndonjëherë gjumem me ty e ti më shikon qartë, pastaj zgjohesh e më kërkon. Unë të lutem të qetësohesh, të mos nxjerrësh lot, më trishtojnë lotët e tu.�U ulua të flisja për ty, por përsëri fole ti per mua, kështu ka qenë gjithmonë.

Mungesa jote më bëri të kuptoj sa pranë të kam pasur e tani gjithmonë e më shumë.

Nuk ishe në mendimet e mia, ti ishte thjeshë aty prezent e qenësishme si vet jeta.

Sa herë të jam zbrazur pa të drejtë, e mbushur e tensionuar si një litar që terhiqet gati në këputje. Nxirrja stresin, ngarkesën time e ti i thithje të gjitha rrufetë e mia.

Tani nuk kam se ku t’i nxjerr jahtê meje, të gjitha më mbeten të ngurtësuara, koha e zbrazjes ka ikur.

I bluaj ti thërmoj e pastaj i gëlltis.

Ndoshta po më mëson ti ta bej!

Duhet të jesh patjeter ti e gjen mënyrën për të më ndihmuar.

A jam si ty, a do mund të jem si ty!

E di nuk arrin të më mësosh, bëj këtë, bëj atë. Kur ndodh kështu sillu ashtu.

Jo nuk ka rrëfime të tilla. Ato gjenden brenda teje, sjelljet e tua, ndjesitë, dashuritë nuk mësohen.�Mam, sot u mundova të shkruaja ty.

Të dua mam , më uro si gjithmonë ditë të mbarë.

Eva Gjoni

About Post Author