Eva Gjoni-Një plak i mençur…


Nje plak i mençur, ulur buzë rruge natën e krishtlindjes, në të ftohtë uronte “krishtlindje të bardha” çdo njeriu që kalonte pranë tij .
Se di përse jeta e kishte harruar aty atë njeri të mirë! Një zonjë i afrohet, diçka i jep dhe e pyet: – Më falni, mund t’ju pyes si është ngjyra e krishtlindjeve zotni?

Plaku e pa mendueshëm sikur kërkonte të lexonte diçka në vështrimin e saj. Pastaj qetësisht i tha:- Kur ato të vinë për ty ke me i pa. Zonja iku pa marr përgjigjen që priste,plaku e shikonte tek largohej dhe thoshte. Je e re, ke ende kohë, krishtlindjet do vijnë dhe për ty. Ai i kishte pasur krishtlindjen e tij por fati e kishte mallkuar të jetonte më gjatë se do të dëshironte. Vetmia po e mbyste dhe matanë në atë botë kishte kohë që e prisnin.
Çdo vit ajo ndizte një qiri në kishe, lutej në heshtje.Ju kujtua plaku i mençur. Ajo i pa krishtlindjet e bardha, ndërsa plaku ishte larguar me kohë, por urimi i tij vazhdonte. Krishtlindje të bardha dhe shpirtin plot ju uroj të gjithëve miq!

About Post Author