Eva Gjoni : Shpirti i tij shikonte turmen…


Eva Gjoni

Shpirti i tij shikonte turmen…


Rreshtuar në vargun e njerëzve që ndiqnin kortezhin mendonte sa shpejt vjen dita kur të tjerët të përcjellin pa fjalë të tepërta. Çdo kush mendon për jetën e tij,një frikë që do jenë aty si i vdekuri ,një ditë nga ditët që do vinë. Dhe kur mendojnë për të vdekurin mendojnë perseri për vete, i mungojnë çastet që kane kaluar bashkë. Vdekja i takon të vdekurit është e tija duhet ta përvdekësoj ai vetë.
Shpirti i tij shikonte turmen dhe thoshte,ja jeta, këta po konsumojnë kohën e tyre për mua ashtu si unë kam konsumuar jetën time për ta. Kanë shtyrë të përditëshmen e tyre për më vonë pa e vlerësuar se me vonë është një kohë tjetër që ti e konsumon për diçka që nuk ke bërë në kohen e duhur.Kohën tënde se ke ndjerë asnjëherë tënden. Të mësuan se si të ecësh, të flasësh, çfarë është e mira, e keqja e drejta, e gabuara. Të gjitha sipas tyre. Biles të mësuan dhe si të dashurosh. Çfarë është e moralshme e çfarë nuk është. Gjithmonë sipas tyre. Por kurr nuk të mësuan si të vlerësosh kohën! Tani gjendesh bashkë me ta këtu. Ti po varros kohën tënde, ata po të varrosin ty. Do të bërtatësh ti ndihmosh ata që kohën tënde morën. T’ju thuash nuk qenka aspak mirë të gjendesh këtu. Çuditërisht mendësia jote është tjetër nuk ka kush e gjykon, nuk duhet të jesh në rrjesht me turmen . Aty nuk egziston turma.
Kupton që të duash qënka diçka krejt tjetër nga ajo që ti ke besuar që di. Nuk qenka ndjenjë por proçes jete. Ti mendon që e njohe që të përshtatet që ndjen si ty. Jemi krijuar duke pasur parasysh që diku një qënje tjetër është krijuar të përshtatet me ty. Ndërsa në të vërtet jeni ingranazhe që ndërveprojmë. Nuk vlejmē aspak pa pjesën tjetër, jemi të humbur. Duke u bashkuar me pjesën tjetër lëvizim, vepron forcë, ka energji dhe nga kjo ka produkt, arihet ajo që duhet, qëllimi final. Dashuria ky koncept taksor, njerëzor është element kimik, ti i jep arsye, mendim, shkak, pasojë. Krijon filozofi !!! Ajo është thjesht një element ashtu si dhe ti je!

About Post Author