Eva Gjoni
Unë jam njeri i vështirë,
nuk bie lehtë në dashuri
Edhe me ty është e njëjta gjë
Nuk di të dashuroj
Por kam rënë në dashuri
Me puthjen tënde
Me prekjen tënde
Jo me ty
Me shikimin tënd
Me buzëqeshjen tënde
Me tingullin tënd
Por jo mos e mendo
Kur nuk mund të bie
Në dashuri me ty
Por me ecjen tënde të shtruar
Me mendimet e tua
Me aromen tënde
Me atë zë që lë pas trupi yt
kur lëviz në mëndjen time
Me ndjesine tënde që bëhet imja
Mos ndoshta kam rënë në dashuri
Për herë të parë me ty!
Eva Gjoni
