Eva Gjoni:Dashuria krijohet nga arsye të forta brenda vetes


Dashuria krijohet nga arsye të forta brenda vetes.

Nuk është e verbër as naive, dashuria je ti!

Për të kuptuar veten vlerëso mënyrën si dashuron, ajo është pjesa që ti nuk shikon te vetja.

Shpesh vlerësojmë njrëzit nga jashtë për mënyrën si sillen dhe jetën e tyre. Kur ne vet nuk mund të vlerësojmë si duhet vetveten . Ne asnjëherë nuk e kemi hedhur jashtë nesh vetveten për të parë si sillet, si vepron! Gjithmonë e mbështjellim me muret që ngrejmë gjatë rritjes, shkollimit,edukimit, gjykimit, jo eksperiencës sepse ajo nuk është reale, nuk është ajo që ne jemi në gjendje të bëjmë deri në limitet tona. Ne bëjmë sa i lejojmë vetes.

Rendja te i njejti gabim do të thotë që prirja jonë është e tillë, por muret e bëjnë të duket gabim. Sa më pak mure të kemi ngritur aq më afër vetes jemi.

Duke u kthyer te dashuria do të thoja dashuria është tërësia e mungesave që do të donim ti kishim. Ne nuk e njohim karmën tonë, ndaj dhe nuk do mund ti njohim mungesat plotësisht, nuk kemi vetëdije mbi to, kjo e bën të quhet e verbër dashuria. Sa herë dashurojme në jetë. Vetëm një herë! Sepse një, vetëm një dashuri mund të krijojmë, sepse ne jemi në tërësinë tonë një qenie e veçantë dhe unike. Por problemi qëndron sa të duruar, të matur jemi për ta jetuar dashurinë tonë. Padurimi i adoleshencës kur ti ndjen që lulëzon brenda vetes, të bën të kërkosh dashuri, të cilën dhe po të jetë një copëz e asaj që ti ke aftësinë të krijosh, të duket se gjatë dashurinë tënde, nuk ke pjekurinë të kuptosh dhe vlersosh për çfarë përmase dhe dimensioni dashuror je krijuar. Ndaj kur mbaron pjesa që gjete je në kërkim të pjesëve të dashurisë tënde. Ajo dashuria jote është e shtrirë në kohë dhe njerëz. Rrallë ndodh që koha dhe njeriu të jenë një. Fatlumë janë ata që gjejnë pjesën më të madhe në një të tërë. Kjo ndodh në moshë kur njeriu ka pjekurinë e të dashuruarit, e të njohurit. Tërësia e mungesave ngre krye, arsyet janë të dukshme dhe ti dashuron. Çdo njeri dashuron për vete. Dashuria është produkt vetjak nuk ta dhuron askush. Ti gjen njeriun që ka krijuar dashuria jote, njeriun që plotëson mungesat e tua, i mbush ato. Njeriu nuk është asnjëherë i plotë për të jetuar i vetëm. Ndaj thuhet u gjend shpirti binjak, u ndërthurën. E njëjta gjë ndodh dhe në krahun tjetër. Në qoftëse nuk ndodh ti mbytesh, sepse lënda jote e dashurisë do të zbrazet diku. Duhet të japësh dhe të marrësh!

Dashuria është një vepër arti, dikush e përfundon dhe ka krijuar një mrekulli, dikush e përfundon, por vepra e tij është punuar keq dhe dikush nuk mund ta perfundojë kurrë,e nis ta krijojë dhe e lë përgjysëm. Dikush është i aftë të bëj një vepër të madhe dikush të vogël. Ndaj jemi te ndryshëm në atë që bëjmë. Vetja na flet nëpërmjet dashurisë.

About Post Author