Eva Gjoni:Di të lexosh dëshirat!


Di të lexosh dëshirat!

Kur prek duart ato kanë brenda tyre më shumë se mund të dëgjosh nga fjalët e një gruaje.

Lista e dëshirave filloj të shkruhej nga dora e njomë mishtore e fëmijës. Akoma nuk rendiste mirë fjalët por dëshirat ishin të fuqishme shkruheshin. Herë merrte formën e një premtimi që i bëhej vetes, herë si një lutje, e herë si diçka që priste. Rituali përsëritej ndër vite,dikush duhej ti shikonte përveç saj. Lindnin dëshira të reja, disa dëshira që veç mund ti mendonte dhe fshehurazi në netët pa gjumë i shkruante pa laps me gishtrinjtë e saj mbi duar. Askush nuk mund ti lexonte vetëm ajo, ose do mundej dikush. Disa dëshira veniteshin disa humbisnin vlerën e disa duhej të flakeshin në një kosh të padukshëm për të mos u parë më kurrë. Lista e dëshirave ndryshonte e bashkë me të duart që i mbanin.Tani ato gjendeshin në duart e një gruaje të moshuar. Në ato duar të deformuara nga artriti me damarët e kapërcyer si vargmale, të mbuluar me një cipë të hollë lëkure të tejdukshme. Vetëm ajo dinte çfarë fshihnin ato duar që i shikonte me ëndje, fliste me to, do i mbante gjithmonë me vete . Mbase ishin dëshira që kërkonin përtej kohën. Ajo shikonte në këto çaste si kishte lëvizur jeta e saj ,si filmat pa zë me metrazh të shkurtër. Ajo që kishte brenda vetes nuk i ishte dhënë ta jetonte vetëm për një jetë,një jetë ishte pak.Do rishfaqej ajo dhe shpirti i saj me dëshirat shtërnguar në duar. I donte ato,ishte ajo e tëra brenda tyre. A e dini si mund ta njihni një njeri!Vetëm nëpërmjet dëshirave.Sa herë kishte thirrur të lexohej. Shumica e njerëzve nuk i shkruajnë por në momente qetësie i thërrasi i kërkojnë dhe lista ngre krye, ështe gjithmonë brenda tyre.

Ndaj ajo qetësisht priste që filmi metrazh shkurtër të mbaronte, një bobinë tjetër do shfaqej e mbase dikush do dinte të lexonte. Energjia e saj nuk mund të shuhej. Nuk ishte njerzore nuk e njihte vdekjen.

Eva Gjoni

About Post Author