Eva Gjoni:Fragment


Fragment
Ai ishte ulur perball saj dhe po i fliste per jeten , ndjenjen, po e shikonte ne aspektin filozofik. Mundesite qe te ofrohen, kerkesen ndaj vetes, çasti qe iken, koha e duhur, deshira e fort per te pasur diçka, pengesat, detyrime,maturia…
Ajo e ndoqi nje pjese kohe pastaj nuk po e degjonte më, vetem e shikonte si ndryshonte mimika e tij , si ndryshonte shikimi , ishte i zhytur plotesisht ne ate qe thoshte . Ndonjehere mendimet i perplaseshin nuk gjente zgjidhje . Mbasi mbaroj ajo i tha –
-Nga te gjitha gjerat e perjetshme dashuria ka jeten me te shkurter, e lexova diku, çfare mund te me thuash per kete?
-Si mund te veprosh me kohen ?
-Mos fillo te filozofosh, shkurt mundesh ?
Ai nuk e priste kete , nga gjitheshka qe kishte folur ajo ju drejtua vetem me nje pyetje, mesa duket nuk e kishte gjetur pergjigjen dhe nuk i interesonin te tjerat, u mendua pak dhe i tha :
-Ajo eshte kokeforte, tekanjoze, eshte ajo qe percakton kohen e saj , kur shfaqet dhe sa qendron , nuk mund te flas per te eshte e paparashikueshme, edhe kur eshte me ty nuk e zotron ti, por ajo ty! Ështe fisnike , eshte e paster por veprimet e tua dalin jashte teje, ti dorzohesh dhe ecen drejt nje rruge te pa shkelur por qe e njeh . Ndonjeherë e gjykon veten per ate qe ben , por ajo nuk te perket me ty , ajo eshte nen pushtetin e saj .
– Nuk e di ne te dhash nje pergjigjje , por po te me pyesesh perseri neser jam i sigurt do them gjera te tjera , sot jam keshtu dhe e mendoj keshtu , neser do jem ndryshe dhe do e shikoj ndryshe .
Eva Gjoni

About Post Author