Eva Gjoni
Një gjysmë molle ngrëne

Një gjysmë gote ujë pirë
Një gjysmë rrobe veshur
Një gjysmë dite parë
Një gjysmë stine shijuar
Një gjysmë jete jetuar, për të tjerë
Një gjysmë dhimbje, gjysma tjetër ti
Një lot i plotë
Kaq ishte
Një gjysmë fati
I shkruar dhe lëne përgjysmë
Pëse kështu, vetë fatshkruesi e di
Gjithmonë gjendur veten
Në gjysmën që mungon
Kështu ike…