Eva Gjoni:Malli për Anën


Eva Gjoni

Malli për Anën

Ra zilja e telefonit!
Genci nuk ndihej mirë pas operacionit, kishte probleme me valvulat e zemrës, ndaj nuk çohej asnjëherë të ngrinte receptorin.
E shoqja nxitoi dhe u përgjigj.
-Alo, urdhëroni!
-Po, një minut ju lutem.
-Genc të kërkon një Ana, Ana Kosta.
Ai u shtang nuk e kishte dëgjuar atë emër kishte 20 vjet, u zbardh aq sa e shoqja iu afrua dhe e pyeti:
-Je mirë, ti them nuk mundesh!
-Jo jo, i tha ai dhe u ngrit ngadalë për të shkuar në korridor se aty ndodhej aparati.
Tërhoqi një karrige, mbylli derën e kuzhinës dhe u ul ngadalë.
Mori frymë thellë, kapi receptorin dhe një zë nga kushedi nga i doli, ku ishte future, nuk ishte zeri tij i zakonshëm tha:
-Alo!
-Genc jam Ana.
Asaj i dridhej zeri.
-Si je?
-Mirë, i tha ai dhe mori frymë thellë, nuk ishte mirë.
Të rrahurat e zemrës po i ngadalsoheshin dhe ndjente këputje në të gjithë trupin.
-Nesër vij në Tiranë, mezi pres, dua të të shoh, kam shumë mall, jam e tëra një mall i madh që lëviz, ti ke qenë mendimi im i çdo dite.
Jam plakur, nuk di s’i do më shikosh, më kanë dalë thinjat dhe rreth syve kam ca vijëza që thellohen kur qesh.
Nesër zbres në orën tre në aeroport.
-Do vij te pres, i tha ai, nuk besoj s’e do më njohësh, por unë do të njoh ty.
-Mall më the!
Unë e di çfarë të shkakton malli, më ke munguar shumë, gjithë viteve, gjithë frymëmarrjet e mia nuk ishin të plota dhe fillova të marr më pak frymë, çdo ditë e më pak, tani jam pothuaj i fikur.
S’e di çfarë mund të më ndodh kur të shikoj!
Të mbaj mend me atë fustanin bojëqielli mbas trupit dhe flokët e kapura bisht, të ndriçonte fytyra, e qeshura jote më gëzonte si femijë.
-Me çfarë kompanie vjen?
-Austriakun.
-Mirë po iki se më duhet të bej dhe ca gjëra gati, mirupafshim nesër.
E mbylli se kishte emocion dhe nuk dinte çfarë të thoshte.
-Mirupafshi!
Ai mbante receptorin në dorë dhe nuk po lëvizte.
U kthye mbrapa në kohë, iu kujtua biseda e tyre e fundit.
Ai e nxiste të largohej nga vendi pasi bashkë nuk kishin të ardhme, ajo që i përgjërohej të iknin së bashku.
Kishte detyrime, kishte motrat e tij më të vogla, nuk mund t’i linte vetëm me të nënën.
Ana duhej të mendonte për jetën e saj, ishte violiniste e talentuar dhe njeri me shumë vullnet.
Do ecte shumë me pasionin dhe dashurinë e madhe për violinën.
Ai, aty në atë vend nuk mund ti afronte asgjë, mundësia ishte dhënë tani, ajo duhet të largohej, më vonë ishte vonë për gjithçka. Ai e bënte për të.
Me largimin e saj çdo gje kishte marrë fund.
Genci nuk buzëqeshi kurrë, ishte i heshtur dhe mbyllej shpesh herë në dhomën e tij. Hapte sirtarin me çelës dhe shikonte fotot e Anës, aty nuk përmbahej dhe qante me dënesë.
E kishte shtyrë vetë të ikte.
Por sa donte ta kishte pranë, të krijonte familje, ajo do ishte ndoshta një mesuese muzike në një shkollë, por do ishte gruaja e tij.
E shante dhe mallkonte veten që e la të shkonte.
Por mbasi qetesohej e dinte se kishte bërë atë që duhej, atë që kishte mundësi të bënte për të, ta nxiste të largohej, kjo ishte sakrifica e tij që nuk cënonte asnjë rreth tij përveç vetes.
U ngrit ngadalë por nuk po mundej të ecte.
I thirri të shoqes.
-Nuk jam mirë, njofto ambulancën.
U shtri, ishte i bardhë, si i vdekur.
Në spital e futën direkt në reaminacion.
Dëgjonte zërat si të largët që thonin se pulsi po i shuhej.
Ai ndihej i qetë, ndjesi e çuditshme, ishte vërtetë mirë si nuk kishte qenë kohë më parë.
Vajti në shtëpi do behej gati të takonte Anën.
Shikohej para pasqyres i veshur me kostum blu, këmishë të bardhë. Kollare nuk mbante i kishte bezdi, mbante vetëm nga ato shallat e vegjël rreth qafës, një kapele republike.
Ana tani do shikonte një mesoburrë dhe se di a do e njihte të veshur ashtu.
Kishte kohë që nuk e merrte makinën, ndoshta dy muaj që mbas operacionit, por sot ishte gjithë jetë, ecte me shpejtësi drejtë aroportit.
Shikonte orën, për 20 minura ajo do ishte para tij.
Ooo zot!
Qëndroi para monitorit të shikonte kur bëhej ulja, ajo po zbriste.
Njerëzit dilnin me valixhet e tyre dhe shikonin të gjenin të afermit.
Ana, ja eshte ajo!
Por ajo ishte një grua e bukur, e fisme, me kokën lart mundohej të shikonte për të parë atë.
Ai ia bëri me dorë.
Ana po e shikonte e përqëndruar të kuptonte ishte Genci, i qeshën sytë dhe eci drejtë tij.
Ai zgjati duart dhe e mbështolli rreth vetes, qëndori ashtu disa minuta sa të merrte veten, pastaj e prekte lehtë në fytyrë, ballë, sy, hundë, buzë.
Ja prekte dhe e shikonte atë fyturë që ishte dashuria e tij, e shikonte si kishte ndryshuar.
Tiparet ishin pjekur dhe bërë më të bukur, ajo tani kishte një bukuri tjetër.
Ana iu lut të lëviznin, ishin në mes të njerëzve, nuk kishte kuptim.
-Kuptim, i tha ai!
Çfarë kuptimi duhet të dinë të tjetër, ata nuk dinë çfarë unë po ndjej e nuk dua t’ia di për ta.
E mbështolli me dy duart atë fyturë që donte ta kishte të fiksar në tru dhe e puthi.
Një herë, dy herë pafund…
Anës iu mor fryma dhe i tha vetëm, ikim.
Këto ishin vegimet e tij të fundit.
Në kartelën e spitalit shkruhej; ra në koma në oren 14: 00, qëndroi 11 orë në këtë gjendje dhe në orën 15:20 vdiq.
Ana mbasi bëri kontrollin e pasaportës doli menjëherë, nuk kishte për të pritur bagazhet, kishte një valixhe të vogël me rrota që mbahet në avion, do qëndronte vetëm dy ditë.
Doli dhe po shikonte të dallonte Gencin, por nuk po e shikonte.
-Çudi tha!
Pa edhe orën, kishin ardhur në kohë
Mos ishte vonuar për ndonjë punë, trafik!
Nuk dinte çfarë të bënte, qëndronte gjithë ankth.
Ora ishte 15:20, filloi të ketë ftohtë, po dridhej e tera, nuk po qëndronte dot në kembë, filluan ti dilnin lot.
Ndoshta nuk donte ta takonte, nuk do e shikonte më kurrë!
Sa mall qe kishte, vetëm ngashërehej dhe dridhej.
Mori taksi dhe shkoi në hotel.
U fut në krevat ashtu e veshur, u mblodh dhe u struk e mbuluar me jorgan.
Qante, qante, kujtonte momente me të, kujtonte kur dilte nga shtepia çdo mëngjes.
Ai ishte aty duke e pritur, ajo vraponte i fuste krahun futeshin nëpër rrugica mos i shikonin dhe ecnin ashtu të dy.
Sa mirë ndihej ai!
Ecte, ecte dhe e puthte në kokë, pastaj i lutej, mi jep pak buzët.
-Jo jo i thoshte ajo, ke luajtur mendsh!
-Mirë, i thoshte ai, unë nuk lëviz po nuk më puthe tani këtu, se tani dua.
-E mire, i thoshte.
E puthte ashtu shpejt e shpejt dhe e shtynte të ecnin, se po bëheshin vonë për në shkollë.
U ngrit, nuk di sa orë kishte ndenjur ashtu!
Hapi televizorin dhe lexoi ndarjen nga jeta pas një ataku në orën 15:20 të Gencit …
Në atë orë kur ndjeu se diçka iu shkul nga shpirti, ishte shpirti i tij që ishte larguar nga ajo, ndoshta duke e pritur andej në atë kapërcim botësh.
Jeta e saj u shemb, kishte humbur dashurinë e saj.


About Post Author