Eva Gjoni:Meditm


Meditm

Po e prekte lehtë me gishtin tregues në fytyrë, mbi hundë, e rrëshqiti ngadalë te buzët, qëndroi pak aty, ndjeu pulsin e tyre e largoi dhe i tha:

-Shpirti im është rebel, ai ka jetën e tij, askush nuk mundet ta pengojë, as unë, por…unë nuk jam shpirti im! 

U largua dhe vazhdoi të luante me dallgët buzë detit. 

Kur gjendej përballë tij ai nuk i fliste, sepse e ndjente, ajo nuk ishte aty.

Ana u drejtua nga deti dhe ngriti kokën lart, gjithmonë i ndodhte e njejta gjë, gjithë energjia e saj përqëndrohej në një pikë në kraharor, pastaj sikur shpërthente si një tornado, hapej si një hinkë dhe shkonte drejtë hapsirës.

Dërgonte çdo gjë të saj atje për t’u regjistruar për kushedi se ku dhe priste një energji të re, një informacion të ri i cili gjente rrugën nëpërmjet atij portali që krijohej midis asaj dhe universit.

Në fund të këtij procesi lidhës riktheheshin përsëri çfarë kishte dërguar për të qenë përgjithmonë me të, por nuk ishin më të njejta , ishin zbehur, nuk kishin atë lloj force të nisjes, energjia e tyre ishte shkëputur, kishte mbetur atje në hapsirë, ato tani qëndronin nën informacionin e ri, ishin mbështeja e tyre, kur diçka nuk shkonte ato lëviznin nga pak për të ruajtur ekujlibrin e asaj që po ndodhte. Shpirti i saj ishte një copë hapsirë dhe ajo nuk e ndiqte dot atë në rrugëtimet e tij, ajo ishte toksore, shpirti i saj jo.

Pastaj Ana kthehej tek ai sikur të ishte dikush tjetër,  atij nuk i mbetej tjetër gjë veçse të fillonte ta eksploronte nga fillimi, çdo herë që e bënte këtë gjë binte përsëri  në dashuri me të çmendurisht.

Në një nga këto ditë ajo u shtri pranë , mbeshtetur në shpinën e tij dhe filloj ti pëshperiste vargjet që sapo kishte shkruar

Sa shumë luftojmë për atë

me të thjeshtën e thjeshtave

Rutinën tonë si një veshje në kremastar

Përtoket në fund të dollapit kanatmbyllur

Hapat e mi sido që i kam hedhur

kanë qenë gjithmonë gjykuar

Nga mbrapa nuk lanë asnjë peng

jetuar atë jetë që më përkiste mua

të tjerë m’u ulën pranë për ta ngrenë kafshatash

Tani më në fund arrita të kem frenat e jetës

Kanë mbaruar qëllimet për të shkuar diku

Jam e lirë të mos zgjedh por të pranoj

Të qenurit ndryshe përcaktojnë nevojën time për ty, një pasion i patrazuar!

Eva Gjoni

About Post Author