Eva Gjoni:Unë jam një lexuese e vëmëndshme


Unë jam një lexuese e vëmëndshme.

 Si çdo njeri kam preferencat e mija në atë që lexoj. E kam të vështirë të lexoj diçka që nuk më tërheq që në fillim.Lexoj me shumë kujdes ,lexoj ngadalë,më duhet të kuptoj .Gjithmonë mundohem te shikoj njeriun që e ka shkruar,futem në mendjen e tij\saj.Në qoftëse mëndësia e shkruesit nuk më pëlqen,nuk e lexoj.Mund të jenë shkrimtarë të mëdhenj që vet koha i ka klasifikuar.Por unë lexoj me mëndjen e shpirtit,dhe tërhiqem nga mendimi, mënyra si shprehet.Vlersoj momentin e shkrimit dhe mbledh momentet për te krijuar shkruesin. Kur një shkrim më godet që në fillim aty hyj në atë zhbirilim të ndjenjës,gjëndjes,përceptimit.Dhe kur tërhiqem nga kjo mendje atëhere lexoj me dëshirë çdo gjë, është si nje procest zbulimi, tërhiqem nga natyra njerzore, jam vëzhguese e kujdesshme deri në detaje.Lexoj me shumë pasion, kuptoj kur shkruan se diçka e fortë e ka ngacmuar,kur shkruan se diçka ka zënë rrënje në mendjen e tij dhe tani I duhet ta nxjerre jasht si një shpërthim, kur është i lënduar apo shumë i lumtur,por edhe kur është i detyruar të pronocohet apo i fiksuar për ta dëgjuar, këtu shkrimi, fjala,dëmtohet se duke I dhënë rëndësi mesazhit shkrimi kthehet në një detyrim, shkronjat nuk lodrojnë por marin komanda, nuk ka rrjedhshmëri, shkruhet me mëndje jo me shpirt. Mua këto shkrime sa do të përsosura të jenë në formë nuk më tërheqin,Ju ndodh të gjithëve të shkruajnë kështu për arsye të ndryshme.Kam lexuar vargje të poetëve me emër që nuk më kanë dhënë asgjë, jam ndiher konfuze, ose më kanë trasmetuar konfuzitetin e tyre.Mëndje të rrëmujshme të mbingarkuara që të lodhin.Unë dua të kem paqe me shkrimin edhe kur më bën të qaj.Por e di poezia është një gjëndje midis realitetit dhe magjisë, është një gjëndje që nuk mund ta krijosh, ajo vjen dhe ti nuk i bën dot ball, nuk mund ta lësh për më vonë se nuk mund ta kesh të njëjtën gjëndje asnjëhere për herë të dytë. Nëqoftëse gjatë leximit njeriu që shkruan nuk është në përceptimin tim i kuptueshëm në atë që thotë, të më krijoj përshtjellim, të më bëj të mendoj, të vazhdoj mendimin, nuk lexoj më. Kjo ndodh se shijet e mija janë krijuar nga ajo që unë jam, çfarë unë dua, çfarë unë kërkoj, shijet e mija është bota ime.Ndaj nuk mund të lexoj dhe të pëlqej çdo gjë të mirë që mund të ketë në treg. Kur nuk është në shijet e mija nuk e ndjej nuk e kuptoj ,më duket e ngurt, e thatë, vrastare për trurin, dua te jem e lirë kur lexoj .Kjo jam unë si lexuese.
Eva Gjoni

About Post Author