Veç per nje prekje njerezore

Ai ishte një i marrë që ecte rrugëve por thoshte fjalë të mençura për jetën, për dashurinë.Përse ndodhej aty ishte enigmë, rradhe e dëgjonin çfarë thoshte. Një dite e ndaloj ate në rrugë, ajo pati frikë, shikimi i tij ishte i sfumuar, natyrisht veshur keq dhe i ndotur. Mendoni se jam i uritur -i thaBesoj – tha ajo, mund të ndihmoj ? Ha ha ha – qeshi me të madheTi do më ndihmosh, je e sigurt?A .. po ti e ke fjalën për urinë e stomakut, do më japësh nhë monedhë a diçka nga pazari yt dhe mendon se për këtë kisha nevojë? Mos u largo dëgjo deri në fund, kësaj urie unë ja gjej zgjidhjen kam gërmuat nëpër kazanë, jam ndotur, ndaj jam kaq i pështirë, por kam shkuar dhe në furra buke dhe më kanë dhënë për të ngrënë, ndonjëherë dhe kam vjellur, në treg ndonje frut e kam marrë. Por jo nuk është kjo uria që kam, është uria për prekje njerzore, Kjo është uri që kanë të gjithë, si ata atje në atë vilë lluksoze, si unë që fle në një qoshe pallati . Jam i barabarte me urinë e prekjes me të gjithë. Njeriu që e shuante urinë time nuk është më.Me therasin i marre, ndoshta bej gjera qe nuk i kam bere me pare, flas me ze te larte,po e dini perse? Flas me te, ajo eshte diku larg meje dhe une theras te me degjoj , ne shtepine tone nuk mund te jetoj dot me, por as gjekundi tjeter, brenda mureve kam frike jam vetem , ndersa ne rruge eshte ndryshe , ka levizje gjithmone , asnje nuk e ka mendjen te unë , por une i shohë i veshtroj dhe ata pa e kuptuar me bejne shoqeri jane me mua, Ata nuk e njohin atë, dhe une u flas ta njohin . Por kam uri ,uri per prekjen njerzore, kush eshte ne gjendje ta tregoj çfare ndjen , nuk ta meson askush, te mesojne per seksi por jo per prekjen, e ke vene re kete gje, dashuria e tëra eshte nje uri e madhe.Çdo njeri ka te veçante urine e tij te prekjes se dhe prekja eshte e veçante.Ndaj ik nuk mund te me ndihmosh . Si mund te ndihmosh nje lypes , ti as doren nuk mund te ma japesh , dhe une kam vite qe nuk kam prekur njeri. Ajo zgjati doren e saj te bardhe, me gishtrinje te holle, ne gisht mbante nje unaze martese . Dora filloj ti dridhej .Prekeni doren time – tha Ai zgjati duart, por ndaloj, i pa me vemendje pellembet e tij , ishim te lyrosura. Nuk dukej çfarë ngjyre kishte lekura . I futi duart ne xhep .Jo jam i piset nuk mundem tju prek – i tha dhe u largua. Ajo çdo dite kur kalonte aty shpresonte ta shikonte, por nuk e pa me per nje kohe te gjate. Ne nje dite shiu te befte e gjendur pa çader ecte me shpejtesi te mbrinte ne ndonje strehe a dyqan , befas ndjeu qe dikush ju afrua dhe e futi ne çadren e tij. Ajo ndaloi.Me falni, kush jeni? Kush ju kerkoi ndihme? Pershendetje, jam Tony .I zgjati doren.Ajo ndaloj dhe nuk e zgjati doren e saj.Po e veshtronte, nuk kishte asgje te bukur ne pamjen e tij, por zeri, diçka qe nuk po e kuptonte , sjellja, menyra e veshjes, e bente te veçante, tregonte nje personalitet te spikatur.Ai vazhdonte ta mbante doren te shtrire. Kam uri i tha, per prekje njerzore.Ajo u befasua, ishte ai, njeriu i rruges qe e kishte kerkuar me muaj te tere per ta pare , dhe ai ishte tani perpara saj i tjetersuar.Jo – tha, cfare ndodhi, si ka mundesi? Jeni ju?Po une , dhe po pres te me jepni doren.Jo i tha ajo, ju e humbet shansin tuaj, une e zgjata doren muaj me pare dhe ju nuk me pershendetet.Por une dua t’ju falenderoj , mbas asaj dite u ktheva ne shtepi, dhe mbas tre javeve ne jeten time normale. Isha ne rruge prej me shume se pese vitesh. Ajo dora jote e shtrire per te mu dhene mua nje njeriu rruge me beri te mendoj se prekja njerzore vazhdon te ekzistoj edhe se ne jete nuk eshte me ajo, dashuria ime.Ajo i zgjati doren u prezantua, Ecen te dy bashkë deri prane shtepisë së saj, i uruan -dite te mire -njeri tjetrit , duke u larguar ai i tha -ndoshta ndonje dite mund te takohemi perseri , do ju ftoj te pime nje kafe, mbase je kurioze te dish diçka me shume per mua. Uroj te jesh mire, ktheu shpinen dhe vazhdoj te ecte duke e pershendetur me doren lart.Ai nuk ishte me i njejte, dhimbja e kishte ndryshuar, por ai e rigjeti ate veten e tij ndryshe.