FABULA, SATIRA
Sakip Cami

- VRIMA E ÇELËSIT
Me gjurmët e lëna tek vrima e çelësit
Hajduti, i poshtri largohet si veri
Vrima e çelësit dëshmitare e vetme
Ç’ të bëjë e shkreta nuk e di.
- CJAPI I DEHUR
O bobo, thotë Mamadhia
Cjapi ka dalë nga shtëpia
Është dehur nga rakija
Po prish pemët te bashkia
- PARA PASQYRËS
Jam i bukur , s’ jam i bukur
Tërë ditën pyet pasqyrën
Rri edhe natën ti i lumtur
S’ ta heq dot ajo zgjyrën.
- LLAFAZANËT
Ata përherë flasin pa u lodhur
Gjuha e tyre kocka bluan
Edhe kur hanë s’rrinë dot pa folur
Edhe kur flenë, flasin në gjumë