Faleminderit nënë që më ngjize me Sadinin e më mësove të jem i tij.
Më mësove, të jem burrë me këtë emër.
Më mësove, ti dua njerëzit, me zemër.
Faleminderit nënë, që më mësove ta nderoj atin tim;
vetveten si gjak i tij, si trashëgim.
Faleminderit nënë;
Që mu bëre dritë në udhëtimin tim!
Dritë paçi të dy në amëshim!
Dy heronj në një
Dritë për shpirtin tim.
