Fali Ndreka-Dallgët e jetës


Fali Ndreka
Tema : Dallgët e jetës
Dt:30.11.2022
Itali

Shpeshë herë mes dallgëve të jetës
unë u gjenda,
Dhe netë të tëra ndenja pa gjum,
Eshtë e vështirë që mes errësirës të gjendet e vërteta,
Brigjet e së cilës mbulohen me llum,
baltë e shkumë.

Kështu netëve të gjata, i vetmuar
pa gjum,
Lundrova me guxim mes ëndrave të
vërteta,
Edhe pse komandant dhe ushtar i vetëm isha unë,
Nuk mbeta peng i brigjeve të errëta e të shkreta.

Edhe kur unë jam gjendur në furtunë,
Mes ërërave të forta që të fshikullinin,
Embajta fortë këmbën që të mos bija ndënë udhë,
Atëherë nga qielli e mora bekimin.

Me mundime të shumta e mbajta këtë rrugë,
Duke mohur cdo gjë që në mua ishte e vjetër,
Por besova drejtesinë që më sherbeu si urë,
E nëpërmjet tijë kalova nga njeri breg
në bregun tjetër.

Prandaj po shkruaj këtë varg,që kushdo e lexon,
Që si postulat i imi le të mbesë,
Trim është ai, që drejtësinë përqafon,
Dhe jo hipokriti që tërë jetën mbetet i pabesë.

About Post Author