Fali Ndreka
Titulli : Zemër e mbyllur
Dt. 06.06.2022
Albania
Një celes i ndryshkur
Një zemër e vyshkur
Një tru i tharë
Një kokë carë.
Një inat corr,
Një penges e hekurt,
Një fjalë si horr ,
Një zemër si lepur.
Nje zë i mekur
Që eshtë duke
Vdekur,
Me sytë mavios,
Në mëkat i tretur.
Një që të sheh
Vëngër,
Një që kercëllin
Dhëmbët,
Ka dicka në zemër!
Prandaj,
Nga sytë kembet!
U mundova mjaft,
Shpirtin ta bej
Zap,
Ai se la huqin,
Erdh të më bezdis
Prap.
Si ta largoj thash,
Djallin brenda tij,
Ai cdo ditë po digjet,
Në inatë e mëri.
Qielli më ra mbi kokë,
Retë sec më mbështollën,
Mos bëj të tillë shokë
Po më kritikonin.
Hëna me ngadalë,
Mi lëpiu flokët,
Yjet plot me mallë,
Mua më dhanë dorën.
Folnin me mua,
Ne krah sec më moren,
Nga një siklet i madh,
Nga ky pus më nxorën.
Nuk i mallkoj njerëzit
Ato hileqarë.
Pse nuk e kuptojnë
jetën,
E sillen si të marrë.
Unë prap për ta kërkoj
Ndryshim,e bekime,
Por dua që ata të
mos bëhen,
Pjesë e jetës time.
