Falin lule,falin dritë-Sanie Tushi Rrokaj


Sot poetë e shkrimëtarë

Për librin kanë shkruar

Kanë bërë libra romane

Po mbeten pa u lexuar .

……Shkruan pena e poetit ..

Shkruan për detin e kaltër

Shkruan për natyrë të tërë .

Pikturon pyjet e bukur

Shkruan për diell dhe hënë.

Për bagëti e bujqësi

Malet e larta me hije

Shkruan për qiellin e kaltër

Shkruan vargje dashurie.

Shkruan për natyrë të bukur

Për lulet sapo kanë çelë

Për Ylberet plot me ngjyra

Për të bukurën pranverë.

Shumë i shkruan dashurisë

Kur loz me dritën e hënës

Për bilbilat që këndojnë

Thëllëzat ja mbajnë këngës

Poeti i shkruan vashzës..

Kur mbush ujë tek burimi

Kur djali i vete pranë

Më të ëmbla ledhatime .

Shkruan pena e poetit

dhe për mbrëmjet në pranverë

për agimet e mëngjezit

bukuritë muza mbledhë.

Për kopenë nëpër kodra

Ku gjëmojnë këmbët e zile

Kur varen nga mali lartë

Të pijnë ujë në burime.

Pena ime ndien vargjet

Kur i shkruan pa përtim

Veçë kur i shkruan nënës

Më i shtrenjtë vargu im .

Poeti me penë në dorë

Përreth lules fluturon ..

Flutur e bukur me ngjyra

përmbi penë i qëndron .

Falin lule falin dritë

Falin aromë trëndeline

Falin vargje falin dritë

Shkruajnë t’ bukurat mendime.

U uroj të gjithë poetëve

Suksese në penën të tyre

Mos ti mbyllin në sirtarë

Muzën bashkë me kujtime .