Fallciteti i një bote”moderne”-Nexhat Nallbati


Sa fallco më duket kjo bota e sotme,!

Ka humbur fare shpresa dhe gëzimi,

Kudo sundon zhurmë dhe pabesi e madhe,

Njeriut i mungon e qeshura dhe humori.

Kjo botë e pafundme ,kjo botë e madhe,

E mbushur me probleme plot e plot,

Nuk do t’ia dijë fare për jetën njerzore,

Kudo ka padrejtësi atë se ndalim dot.

Nga shpirtërat njerzore është aratisur qetësia,

Kudo ka grindje,vrasje dhe mosmarrveshje,

Njeriu i mërzitur jeton vetëm me ëndrra ,

Flitet më shumë për luftë dhe jo për paqe.

Si mund të quhet moderne bota e sotme,?

Kur jeta njerzore humbet në dete dhe oqeane?

Nuk mund të ketë liri dhe demokraci boshe !

Kur nuk sigurohet e drejta e jetës,që është kryesore.