Puntorie Muca Ziba

FALLTARI I FSHATIT
( Po ndeshet në fushë betejë i biri i atit,
me të birin e atit të shenjtë…)
sapo nuhati dredhinë.
Historia mbetet në ajër
para shfaqjes së stërzgjatur.
Pas xhufkave të perdes
nga frëngjitë e bedenave
shpërthejnë retë me furtunë.
Nga zëri i falltarit si zë predhe
qajnë malet me ligje,
fërshëllejnë veshët.
Nadje po ndeshet në fushë betejë
i biri i atit me të birin e atit të shenjtë,
ah, do me përdhos breroren historike.