Familja-Ildije Xhemali


-Shihe Diellin në perëndim

“Jo më i bukur se babi im.”

-Pa shih Hënën përbi mal?

“Mamasë time ajo i ngjan.”

-Ç’më thua për lulet çelur?

“Buzëqeshja, dritë feksur.

E mamas’ kur m’përqafon

Gjithë luleve ua kalon.”

-Po për këngën e bilbilit

Në të blertën e pyllit?

“I ngjan të ëmblit zë,

Kur këndon e n’ gjum’ më vë.”

-Po kur vrapojn’ dy kaproll?

“Kur im vëlla me mua loz”

-Do flas unë për ylberin

Ashti n’ mish me njëri- tjetrin.

.Përmbledhja me poezi

“PELERINË DASHURIE”