Familja ime e Nderuar Gjirokastrite safi “Tushe” me familje po aq të nderuara…Anila Rezhda


Anila Rezhda

Μπορεί να είναι εικόνα 9 άτομα

Mos harrojmë kurrë se!!!! kjo familje yll tallet gjyqeve 30 vjet për pronat e saj, ndonëse një i dalë nga burgjet e Evropës për drogë, blen gjysmë e qytetit, blen det e liqen po deshi😪😪😪

Kur shkoj seancave vetë dhe kurrë me avokat!!! sepse janë tradhëtarë dhe pazarxhinj, shesin gjyqet për vlerë më të madhe monetare nga pala kundërshtare, i pyes gjithmonë…lindën, u rritën dhe vdiqën këtu familjarët e mij se i’u kishit mbyllur kufinjtë, ishin si minj të izoluar. Ç’farë po gjykoni në kaaaq vitesh dhe i keni lënë ata njerët të nderuar me adresë lindje+vdekje =VARREZAT?!😪

Ndoshta nuk do rroj të shoh drejtësimin e familjes time por di që, kush tradhëtoi bashkëjetuesit e qytetit të tij, që u rrit e hëngri bukë me ta, një ditë do e gjejë dënimin nga Lart, prerë, shkurt dhe më të rëndin uroj!

Të shkosh në kopësht me gjyqtarin dhe të të marrë shpirtin seancave se….a duhet të të japë pronat e blera me punë brezash tek trashëgimtaria e tyre Anila?!

Por kur ke Avokate Populli që merret natë e ditë me rehatinë krevatore të M&M dhe F&F, shkon me taxat tona në mbarë botën që të mësojë Ligjet e Djallit për një komb kaq të vogël sa i joni, çfarë të presësh?!

Dhe nuk e vë ujin në zjarr të bëjë një raport sa janë vrarë për pronat në kaq vite?

Sa mijëra dokumenta janë fallsifikuar e tjetërsuar?

Po do thuash, ato vetë, me origjina nga fshatra dhe pasuri vetëm 2 dele, si u bënë me prona të panumërta?

Ja ashtu, i mësonte fallsifikatori si të gatuanin letrat!!

Nuk i kam zili se, u lanë në para e ecim me kuaj vilave nga madhësia dhe nuk volën kurrë dot një titull adhurimi, respekte, vlerësimi nga vëndi që u lindi koka.

Ato janë….dhe…, dhe…, fjalë “të qëndisura” lexojnë dhe dëgjojnë gjithë ditën ato dhe fëmijët e tyre.

Këta tanët edhe nga Varret ndrrinë, nuk u tjetërson dot asnjë gërmë.

Kujtoj me mall të përvëluar yjet e jetës time, shqiptarët e vlerave, të nderit, krenarisë, bujës pozitive në shtetet e mëdha ku jetuan, paralinjve nikoqirë, gratë zonja, familjen time të Vyer!

Do zoti shikon, lexon, kupton dhe hy në trojet e mija por dhe nëse Jo…mbetshin në shekuj të djera, as bar mos mbiftë, si përmendore dashurie për ata sot dhe ne në në të ardhmen, njerëz tek yjet😪

Nuk ja kishim borxh askujt këtë poshtërim zyrtar gjenetik!

Bota është me rrota.

Aty ku isha janë – këtu ku jam do vijnë.

Angonatet.

Ne foto: Adil Tushe,

Nadire (Minxalli) Angoni,

Bardhyl Minxalli,

Lutfie (Tushe) Angoni,

Talip Tushe,

Hanushe (Angoni) Kokalari,

Zyhdi Tushe,

Hava (Karagjozi) Angoni,

Nimet Angoni,

Qazim Angoni,

Vojsava (Mersini) Minxalli,

Nedine (Cano) Kurti,

Qamile (Minxalli) Angoni,

Baki Tushe,

Zishan (Kurti) Angoni and Kasem Kurti. ❤️NilaR