FAMILJA PATRIOTE SHYTI 696 LIBRA BIBLOTEKES SE VLORES


Gazeta Destinacioni

1-

Një ndër familjet e rralla me taban të hershëm patriotik, që ka rrënjë në kulturën e qytetit tonë bregdetar është familja e Ibrahim Shytit.Kjo familje i ka dhuruar bibliotekës publike “Shefqet Musaraj” një kontingjent me libra me letërsi të huaj duke u nisur nga ndenja atdhetare që ka mëkuar patrioti Ibrahim Shyti tek fëmijët e tij.E bija e tij Godiva  e cila sot nuk jeton më,me shpirtin fisnik dërgoi në bibliotekën publike një fond prej 696 libra si dhe 41 tituj gazetash,17 copë libra fetarë të cilat ishin pjesë e pasurisë kulturore që ruante në banesën e tij patrioti Ibrahim Shyti në arkivin e tij të madh dhe të shumtë. Këto libra  u kaluan në fondin e albanologjisë duke shtuar numrin e librave që ju dhuruan kësaj biblioteke pas zhuritjes që ju krye këtij institucioni publik kulturore në orët e zjarrit të vitit më të mbrapshtë në ’97.Citojmë një shënim te te ndriturit Ibrahim Shyti: “-Bibliotekës se Vlorës po i dhuroj këto libra e revista me dëshirën e nxehte te zemrës sime,sepse për gati gjysme shekulli ne u përgjakem me armiqtë e Kombit tone, qe te fitonim Lirinë dhe Pavarësinë duke ndriçuar mendjet e njerëzve me dituri e kulture.

” Driterofte ne jete kujtimi i Tij! Ndërkohë fondit të kësaj biblioteke ju shtua kohët e fundit me dy fotografi të rralla të bërë në vitet 30 ku janë princi Vilhelem me mbishkrimin –mbreti i shqiptarëve dhe fotua tjetër Sofia me mbishkrimin Sofia-mbretëresha e shqiptarëve. Fotot janë të zverdhura nga qëndrimi gjatë në ambiente të mbyllura. Ato janë ruajtur nga patrioti Shyti në arkivin e tij personal që si shumë familjeve të tjera me traditë të këtij qytetit,kanë pasur libra ,gazeta,revista në shumë gjuhë.

2-

Lidhur me traditën dhe koha kur shfaqen qartazi gjurmët e saj mësojmë se tradita e kësaj biblioteke së fill herët.Prapa kohëve me mjegull Kodikët përmend, drejtoria e dorëshkrimet  e rralla të Himarës dhe Vlorës në shekujt XIII-XVI,biblioteka e Mekatit 1672,atë të familjes Vlora shekulli XVIII,biblioteka e Manastirit të Zvërnecit,atë të kishës Ortodokse 1916,të Odes së Tregtisë 1920, bibliotekën e Arsimtarëve 1939,Librarinë “Shpresa” të Ibrahim Shytit si dhe mjaft bibliotekave të pasura në familjet qytetare vlonjate.Zanafillën e ka në vitet ‘36-‘37 dhe në të dytin,besohet në vitin ‘37 u konsolidua si një e tërë. Merren si pikë referimi një grup intelektualësh ,kuptohet s‘mund të ishin ndryshe të asaj kohe, që formuan “Bibliotekën e Arsimtarëve”.Por nga kujtimet që kam për A.Asllanin shfaqet edhe dora e tij,një dorë pushtetari të mirë.Këta intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke  përbërë një fond të tillë me rreth 2000-3000-4000 libra,që përveçse dëshirës përmbante edhe shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj në traditën dhe kulturën e Vlorës,një vend të veçantë zë Biblioteka e Vlorës.Në mjaftë dokumente të shekullit të 18,shprehet ajo midis qendrave të tjera kulturore përmendet biblioteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët  rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë,libra,dorshkrime.Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora,një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz Xhafer Kaninës,Ibrahim Abdullait,Hamza Isait,Kolë e Kristo Karbunara,Xhavid Vranari,Jani Minga,Dom Mark Vasa,Osmen Shehu dhe Tol Arapi.Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës,vend zë bibloteka e Syrja,Eqrem Vlorës.Një fakt gati i çuditshëm është se në këto biblioteka të rralla private përkarshi librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike,historike,letrare,etnografike,ku studiues si Karl Patçh,Mis Durhan,Zhusten Godar,Herbert,janë ndeshur me këto materiale etnografike dhe  këto ata  përshkruajnë në studimet e tyre.Krjimi i këtyre bibliotekave ishte  iniciativë e personave të veçantë privatë,të shtyrë nga ndenja patriotike vunë në shërbim të kësaj kulture fondet e tyre të librave,ndërtesat e banimit si dhe derdhën financa. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora.Kjo pasuri kulturore ishte  mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip. Brenda këtij thesari kulturore  kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani.Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korrespodencë,kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma.Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës. “Biblioteka e Arsimtarëve” është biblioteka e parë zyrtare e qytetit detar në pjesën jugperëndimore,ku ndihej era e valëve dhe prushëzimi I historisë. Daton vitin ’37,si kohëlindje Shërbyen dy dhoma të godinës së familjes Harxhi.Shtypi I kohës bënë fjalë për 7156 libra fond të kësaj biblioteke. Në gazetën “Jeta e re”,që e kishte syrin e botimit në këtë qytet,intelektualët i shtruan bashkisë kërkesën,për të ngritur një bibliotekë publike.Kohë më vonë ,kryesisht pas luftës së dytë,me fondin ekzistues ,atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion kulturor në këtë qytet. Është pasuruar nga dhurimi i revistave,librave etj  nga patriotë si Ibrahim Shyti,Ali Asllani,Musa Jonuzi,Dr Ali Mihali,Jani Minga,Reis Golemi,Kristo Karbunara,Mateo Matathia ,Pepe Zevi,Murat Tërbaçi,Ahmet Muka.Në Ujët e Ftohtë është shprehur shkrimtari Petro Marko,ishte një biblotekë e shkollës tregtare.Kurse shtegtimet e bibliotekës kanë një itenerar të zgjatuar duke  rënë rreth e kryq e tërthor, qytetit me erën e jodit.Fillimisht në ndërtesën në Ujin e Ftohtë.Fillojnë lëvizjet,për një transferim tek shkallët e Kuzum Babasë në lagjen e njohur”Muradie”.Tek godina e shtëpisë së Eqerem bej Vlorës.Në vitin 1974 transferohet përsëri nga ajo godinë në ndërtesën e familjes Matathia,ku qëndroi për gati 22 vite,sepse fondet u shtuan dhe kërkesat e lexuesve për salla. Drejtimi i bibliotekës ka qenë pasurimi dhe përpunimi shkencor i fondit,në mënyrë që krejt kjo pasuri të arshivohej në bazë të teknikës bibliotekare. Theksohet pasuria e kësaj biblioteke në fillim vitet 1993-’94 shkonte në 120 000 ekzemplarë,pasuri kjo e kulturës shqiptare e asaj botërore. Ky trashëgimia e saj i ka shërbyer brezave për kulturimin e tyre,pajisjen me dije.Në fondet e kësaj biblioteke qëndron vepra të tilla si enciklopedia italiane,franceze,greke,ruse.Krahas këtyre zënë një vend të rëndësishëm vlerat albanologjike të autorëve botëror si Pouqeville,Antonio Baldaci,Justin Godart,Miss Durhami,Gazi Mustafa Kema,Aleksandër Ragkov I,P.Fulvio Cordignano,si Giovanna Biasotti,Hobhouse,J.C nga Petro Garzone Senatore,Thiers,Lamartiner,Lebeau.Në këtë fond, një vend të rëndësishëm zënë botimet me vlera shumë të mëdha për Skënderbeun,Ismail Qemalin,Flamurin tonë  kombëtar,vepra të akademikut Shaban Demiraj,Aleks Buda,nga shkrimtarët tanë Kadare , Agolli, Arapi, Marko, Musaraj, Asllani .Thesari, që disponon biblioteka e Vlorës,kohët e fundit iu shtuan vepra të një rëndësie të veçantë si Prof. Shaban Demiraj,Nermin Vlora,Renzo Falaski dhe nga fondacioni Soros.Në vitin ’88 në 24 shkurt bibloteka e Vlorës e themeluar nga fondi i pasur i Vlorajve ,mori  emrin e shkrimtarit vlonjat Shevqet Musaraj .

3-Disa të dhëna për personazhet e fotografive të marrë nga shtypi.

Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në.Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, Kabineti qeveritarë përbëhej: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave;5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit;7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.

Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë, dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Neni1 të, Shqipëria :”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha.Neni: 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato.Neni 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha.

Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja.,Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura), të cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në nahije(komuna,princ Vidi u largua nga Shqipëria pas gjashtë muaj qëndrimi, më 3 shtator 1914 .

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.