Familja.
Familja është ajo, që na mbronë nga të gjitha stuhitê,
nëse jemi të bashkuar nuk do kemi aspak frikë.
Ajo është strehë, që nga i ftohti dhe shiu na mbronë,
dhe është besnike dhe mburojë,për në gjithmonë.
Familja është lindja e fëmijve, rritja dhe më vonë në martesë përfundojnë,
dhe nuk ka mrekulli më të madhe,kur të rinj dhe të reja,familje të re krijojnë.
Familja është aty ku gjithçka duhet të jetë e drejtë,
dhe të ketë dashuri të pastër dhe zemër të sinqertë.
Familja është e shtrenjtë dhe tepër e
veçantë,
të mallkuar do të jenë ata/ato që përpiqen ti përçajnë.
Familja është e shenjtë dhe gjithmonë njëri-tjetrin duhet ta respektojnë,
nëse jemi afër ose larg prindërit, vëllezërit motrat kurrë nuk duhet ti harrojmë.
Familja është kur,Dielli lind i ngrohtë çdo mëngjes,
ku mund të ecim në rrugë të drejtë dhe të mbushur me shumë shpresë.
Fier/8/4/202