Fanitje-Rudina Muharremi Beja


-Rudina Muharremi Beja

FANITJE

Gjithçka përreth merrte formë pengesash…
Gji të lashtash,
Grami shtrinte rrënjë e gjethe,
Shtatin zgjatnin silueta të varfra
me mistere të vockla,
ngutnin frymët e ankthshme
e ngjethshëm zhvendosnin re.
Errnin praninë e kahershme të një rrezeje…

Fëshfëritën mendimet më të heshtura,
Tërsëlliu porta
që hijet tollovitëse në rritje la jashtë,
E feksjes së agut
ajo shkëlqeu më shumë…!