Gezim Llojdia
1.
Kur lëviz ora e ngurosjes vjeshtore.
Lakuriqësia e drurëve,gjurmë e përkohshme.
E pazëshme thirrja:
Mirëardhësh!”
2.
Requiem.Vjeshta vdiq me sy të verdhë.
Fytyra e hutuar.Nur i argjenduar.
Zbrazur në humnerë.
Qefini i ngatëruar,i ngurtësuar,
i ngritur në erë.
-Ndriço o dritëz,këtë cop mermer!
3.
“Prehet këtu :fantazma e vjeshtës
E magjishmja.
Por e pa-gënjeshtër”