Fatbardha Amza-Dita e Alfabetit


Dita e Alfabetit( 22 Néntor 1908)

Gjuha shqipe,shqipja jonë,

Më e embla , më e dlira,

Gjuha shqipe dielli, drita,

Si pishtar ndër errésira.

U mblodhën në një qytezë,

bijë të shquar, atdhetarë,

Mjeda , Fishta , shqiptarë,

Në shtëpinë e Zavalanë…

E hartuan, e vulosën,

Gjuhén shqipe krahéshqiponjë,

Ishin gjithë të vendosur,

Vul i dhanë gjuhés sonë.

Ishte Gjergji dhe Luigji,

Dhimitri dhe shumë të tjerë,

Nuk u tutén ,nuk u ndalën,

Firmosën gjuhén e gjerë…

Tridhjetë e gjashtë shkronja,

Një pér një gjerdan flori,

Nga A- ja gjer te zh- ja, triumf ,

shkëndi për liri…

Gjuha shqipe shkronjëartë,

Më e émbla porsi mjaltë,

Gjaku që vérshon në shpirt,

Është flamur, identitet shqiptar.

About Post Author