Fatbardha Amzaj-Dërgomëni atmosferë


Dêrgomëni atmosferë

Më dërgoni,

një rreze dielli,

të më ngrohë,

zemrén si dikur,

një flamur të kuq ta valëvit,

në mur…

Dërgomëni pak dhe ,

nga Vlora, ime e bukur,

ta mbaj fort

, në gji, se malli,

më ka pikur…

Dërgomëni …. pak,.. atmosferé ,

nga “Sheshi i Flamurit”,

nga Dita e vlerë, e 28- Néntorit.

Më dërgoni , vëllezër…

këtu… në dhe të huaj,

pak puhizë…

ujë deti.. nga valët trazuar.

Dërgoméni një foto ,

nga vendi, i triumfit,

të përjetoj ,

çdo çast, shpalosjen, e Flamurit.

Të shoh… si “çahet” qielli,

nga Flamuri , Kuq e Zi,

me shkabën, dykrenare

, simbolin e lirisë.

Dërgomëni…. dérgomëni,

pak ajër dhe jod deti, veç…

nga deti Jon.. një peizazh të bukur,

nga ballkoni i Vlorés.

About Post Author