Fatbardha Amzaj-Ej Kaninë…


Fatbardha Amzaj

  · 

Ej Kaninë..

Ej Kaninë, Kaninë,

Fshati dhe qyteti im,

Aty ku kishin shtëpinë,

Prindër, gjyshër, kushërinj.

Në ato rrugë të kalldrëmta,

Ku ecnin zonja të rënda,

trokëllitnin patkonjë kali,

Burra zakoni ,mejdani.

Tejpërtej shekullore,

Me shtëpi traditore,

Me zakone krahinore,

Fisnike moj mbretërore.

Me teqe edhe xhami,

Me kala të gurtë flori,

Plot brezare me ullinj,

Deti poshtë mrekulli.

Mrekullia e bypass,

Peizazhi fantastik,

Rrugë e bukur gjarpërore,

Mes kodrave me ullinj.

Tani ti seç u rinove,

Vizitorë do kesh përherë,

Shtruar do e kesh ti sofrën,

Për të huaj dhe të tjerë.

Ej Kaninë, Kaninë,

Fshati dhe qyteti im,

Sa shumë mall kam për ty,

Dobësia ime… je frymëzim….

About Post Author