Fatbardha Amzaj-Jetës



Fatbardha Amzaj

Jetës

U rrita me hapin e kohës,
Dremita , fleta në prehrin e saj,
Vitesh stuhitë i sfidova,
Jetën e mora në krahë….

Thyeva gjithë tabutë e kohës,
Vitet i strehova thellë në gji,
Gëzimet fort i përqafova,
Mërzitjet i ktheva në gëzim.

Edhe trishtimin “e ngjizur”,
E ktheva buzëqeshje në buzë,
Edhe pse pak i venitur,
Pérséri e ktheva në muzë.

Gjeta forcën, e kërkova pa frikë,
ia rroka jetës me gjithë shpirt,
E përkëdhela sikur një fëmijë,
E ushqeva me durim e dashuri..

Për dore e mora jetën ,
Udhëtova me të në çdo skaj,
Premtimin dhe bekimin i mora,
Përkrahë me të, udhëtimit të saj.

About Post Author