Fatbardha Amzaj-Nisi festivali



Fatbardha Amzaj

Nisi festivali

Një ditë të bukur korriku,
Në Vlorë u vendos një gurë,
Një gurë i rëndë themeli,
Kënga labe shkoi lumë.

Një ide e bukur,
Vjen nga labëria,
Të nis kënga legjendare,
plot rite, plot ngjyra.

Seç buçiste kënga labe,
Në çdo skaj të Vlorës,
Gjëmonin malet përreth,
Të mbledhur rreth sofrës.

Mbledhur nga çdo anë,
Bijtë e këngës labe,
ngritën peshë qytetin ,
Djemtë me iso labe.

U hodh hapi i parë,
Si unazë floriri,
labërisht kënduan,
Si gurë xhevairi.

Jehoi kënga labe,
Në qytetin Vlorë,
Veshur me kostume,
Të traditës tonë.

Këndoi i madh e i vogël,
Këngët e tabanit,
këngët gjallë i mbajtën,
Këngët e vatanit.

Festivali plot me yje,
Si buqetë me lule,
Na dhuroi rinia jonë,
Dhe vajzat si nure.

U këndoftë zemra,
Sa na lumturuat,
Këngët e traditës ,
Thesarin e çmuar.

Na bashkoi kënga ,
Malli na bashkoi,
Sa shumë krenari,
Kënga na dhuroi.
(Korrik 2022) F.A

About Post Author