Fatbardha Amzaj:Duaje nënën


Duaje nënën

Duaje nënën,

një telefonatë e gëzon,

Në festa dhe ditëlindje,

Një urim jetën i shton.

Duaje nënën sa është gjallë,

thuaji mirëmëngjes,

sa herë ti e përshëndet,

edhe dielli të buzëqesh.

Duaje nënën sa është gjallë,

një përqafim e bënë me krahë,

ti i jep një përqafim,

ajo botën ty të fal….

Duajeni nënën sa është gjallë,

kujdesu kur është sëmurë,

një dorë e fëmijës mbi ballë ,

e shëron dhe i shton nur.

Duajeni nënën tuaj,

falini shumë dashuri,

një fjalë magjike për nënën,

është respekt i largon trishtim.

Duajini nënat gjithmonë,

jo kur largohen nga kjo jetë,

nëse ju nuk i vlerësoni sot,

nesër do ju mbetet brengë…

Duajini nënat …

Flokëbardhat ,

Faqebardhat,

Uratat,

Të mirat,

Të paqtat!