Fatbardha Amzaj::Pranverë në janar


Pranverë në janar

Ngrohtë në palcën e dimrit,

me dimrin dielli dashuruar.

Rrugét plot njeréz té qeshur,

Njeréz të paqtë që vijné e ikin…

Gumézhin qyteti i éndrrave,

Lokale tavolina mbushur plot,

Biseda të ngrohta familjare,

Dimri ka harruar petkun,

Bardhësinë në pisha dhe male,

Askush s’ e ndien ftohtësinë,

ngricën e ftohtë të “janare”…

Paskan çelur lulet e limonit,

çelur manushaqe nê ferrë,

Kodrave lulet nis të shfaqen,

Shoqëruar nga dielli shend e verë.

Trumcakë nuk ka në dritare,

Zogjtë në janar shtegëtojné,

Çudi.. këtij dimri- pranverë,

I mungon velloja e bardhë “nejlon”..