Fatbardha Budin: Krenar për veten


Fatbardha Budin

Për të qenë krenar për veten,
jo gjithmonë duhet tê kemi lindur me lugë argjendi.
Për të qenë krenar për veten,
jo gjithmonë duhet të jemi të pasur.

Për të qenë krenar për veten,
jo gjithmonë duhet të fitojmë emër ose famë.
Pêr të qenë krenar me veten,
jo gjithmonë duhet të kemi një diplomë.

Ne mund të jemi krenar me veten tonë, për moralin e mirë që kemi.
Ne mund të jemi krenar me veten tonë, për kujdesin që tregojmë ndaj tê tjerëve.

Ne mund të jemi krenar me veten tonë, nëse jemi të vërtet.
Ne mund të jemi krenar me veten, për guximin që kemi për të thënë mendimin tonë.

Ne mund të jemi krenar për veten, që kemi lënë të shkojnê gjërat,
që nuk mund t’i kontrollojmë dot.

Dhe mbi të gjitha ne mund krenohemi me veten, për zemrën e pastër dhe tê bukur brenda nesh.
Fier/24/12/2021
Albania

About Post Author