Fatbardha Budini.
A ju kujtohen.

A ju kujtohen trekëndëshat,prej letre të palosura fort,
kur ne ishim fëmijë dhe i fluturonim nëpër klasa si avion?
Ndërsa mësuesja shkruante shënime në dërrasë,
derisa ajo e vuri re, por asnjë nga ne asgjë nuk kishte parë?
A ju kujtohen korridoret e mbushura me nxënës duke ndryshuar klasat
dhe mbushja librave dhe shënimet e shkruara të vendosura nëpër dollap?
A ju kujtohen ato vite kur ne vishnim pantallona kauboj,
kur mësueset na kritikonin se shfaqje të huaja po manifestonim?
Ky vetëizolim do të jetë një udhëtim i gjatë dhe në vazhdimësi.
Unë vazhdoj të endem në korsinë e kujtesës,
marr kthesën majtas në vitet e adoleshencës.
A ju kujtohen ato vite kur jemi ulur, për të parë njê film,
kur prisnim që t’a shihnim atë,
me padurim?
A ju kujtohen aromat e kokoshkave me gjalpë,
kur uleshim të hanim tek stolat e vendosura në një park?
A ju kujtohen të qeshurat e ëmbla të fëmijëve,
që fshiheshin, për t’i gjetur pas
çdo sedilje?
Sot nën dritën rrezatuese të Diellit,
nën kaltërsinë e bukur të Qiellit,
po lundrojnë kujtimet e mia në fëmijëri.
Nëse nesër ose kur e ka caktuar i madhi Zot,
do të largohem, nga kjo botë,
Do të mendoj se kam jetuar një jetë të mirē,me shpirtin të mbushur plotë.