Fatbardha Budini: Ajo


Fatbardha Budini

Ajo

Ajo ka bukurinë e një ylli vezullues,
zëri melodik i saj është tepër adhurues.
Ajo ka një zemër me plot dashuri,
duket si një engjull i dërguar nga qielli.

Sytë e saj janë si kaltërsia e Detit,
shpirti i saj është si rrezet e Diellit.
Zëri i saj është plot harmoni,
e bashkuar me një melodi,
duke bërë të dy një kombinim të rrallë,
dhe zemra e saj është plotë zjarr.

Trupi dhe bukuria e saj janë mrekulli,
të krijuar nga duart e Zotit plot madhëri.
Zemra e saj është e ëmbël si mjalti,
e gëzueshme dhe e bukur si përqafimi.

Kur ecën ajo mes njerëzve përhap lumturi,
aroma e trupit të saj është plot freski,
përpara kësaj femre përulet dhe mbreti
sepse ajo ka bukurinë e një engjulli.

Fier/21/1/2022
Albania
Fatbardha Budini.