Fatbardha Budini: Ajo


Fatbardha Budini

Ajo filloi te ecte ne horizontin e ererave te acarta,
ne majat e maleve me te larta.

Ajo sheh nje tuf zogjsh qe mbi qiell fluturojne,
ndjen horizontin e bukurise, qe me krahet e tyre ata ia mundesojne.

Ajo do te jete nje flutur qe te hap krahet dhe te fluturoj,
drejt maleve me te larta te shkoj.

Nje flutur nuk mund te fluturoj dot aq lart,
ndryshe nga zogjte qe mund te arrijne ne qiellin e arte.

Ajo ende mund te eci perpara,
sepse ka vendosmerine e saj,
qe e ben te ngjitet sa me lart.

Asaj nuk i interesojne ererat e forta dhe me stuhi,
dhe nuk shqetesohet aspak, se mos i ndalojne kete lloj vrapimi.

Ajo nuk ka frike se ata gure qe bien mund ta pengojne,
kembet e saj mund te thyhen,
por guximi qe ka nuk e lene ate ta shkaterroj.

Ata mund ti thone se dot perpara, ajo nuk mund te vazhdoj,
mund dhe te humbasi, por perseri
ecjen e saj aspak nuk do te ndaloj.

Ata mund te thone se, ajo eshte vajze e çmendur,
por guximi qe ajo ka, kurre nga kjo rruge nuk ka per ta terhequr.

Ajo mund te mos ket krah per te fluturuar,
por ka endrrat e saj, qe rrugen jane duke ia ndriçuar.

Ajo do qe te ndjej horizontin e saj te madheshtise,
dhe kete frymezim ia japin zogjte ne fluturim.

Maja e malit per te mund te jete e veshtire per t’u ngjitur,
porkjo nuk eshte asgje, sukseset ne jete ajo perseri ka per t’i arritur. 

About Post Author