Fatbardha Budini-Atdhe ynë


Titulli: Atdhe ynë.

I bukur je Atdhe ynë me plotë madhështi,

por zemrat e emigrantëve i ka kapluar pikëllimi.

Një herë të vetme ty Atdhe kush të sheh,

shumë po i dhimsesh me shpirt vërtet.

E gjithe rinia ka ikur në vende të largëta,

shumë shpirtërat e tyre i shkatërroj mërgata.

Edhe pse shumë larg ata migrojnë,

atdheun e tyre të dashur kurrë nuk do ta harrojnë.

I bukur është Atdheu ynë plotë madhështi,

por vetëm zemrat e emigrantëve i ka kapluar trishtimi.

Në sytë e tyre kurdoherë loti gjen streh, kur shohin këto mrekulli,

duket sikur për ta, po lind një shpresë e re.

Në pranverë shohin se si u vjen pleqëria,

në dimër e në të ftohtë

ju kujtohet rinia.

Fier/3/11/2022

Albania

Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author