Fatbardha Budini-Emigranti


Titulli: Emigranti.

Në qiellin e errësuar fillojnë të mblidhen retë,
ulërima e tyre është me tone të larta.
Më fatkeq se emigranti nuk do të ketë,
i pafat endet nëpër botë rrugëve të largëta.

Drita verbuese rrufesh i ngrijnë në sy,
makthe i sjellin netët e gjata.
Pas çdo gjurme ere kërkonte vetëm nji,
nënën e tij që e sheh veç në ëndrra.

E nisi nëpër botë të kërkoj fatin e tij në emigrim,
se çfarë flitej përreth nuk i bëhej vonë
Donte të shkrinte me frymë këtë mallkim,
këtë makth, që çdo çast po e torturon.

(Emigranti i mjerë lind në një vend,
Mplaket në një tjetër vend.
Kuur del në pension
është i huaj për të dy vendet)

Fier/6/10/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author