Fatbardha Budini: Jeta e tij


Fatbardha Budini

Hidhni sytē tek sytē e tij,

ecni 1 kilometēr me kēpucët e tij,

dhe shihni pse ai jeton ndryshe.

Shikoni se si jeta e tij po shkatërrohet dita-ditës prej braktisjes, skamjes, ftohtit dhe frikës.

Pa marre parasysh se sa gjatë ai bërtet,

pa marr parasysh se sa shumë ai po ju lutet, që të ketë një streh, një vend ku të mbështetet.

Lutjet e tij bien ne vesh te shurdhët,

dhe zemra e tij pikon gjak gjithmonë.

Nuk po mundet t’i shpëtoj dot kësaj jete të mjerë,

Jeta e tij sa vjen dhe kthehet në një tmerr,

mos thoni se nuk e kuptuam,dhe nuk është e vërtet.

Ai mund të pres damarët e tij,

për të shpëtuar nga kjo jetë e trishtueshme dhe e mjerë.

Zemra e tij është bërë si gri e hirit,

jo mos pretendoni të kujdeseni, për të thjeshtë për meshirë,

kur ai e di qe ju nuk e bëni këtë gjë me dëshirë.

Flakët filluan të ndizen,

dhe shikoni si shkatërrohet gjithçka që i kishte mbetur si kujtim.

Ai dikur ishte fëmije i bukur,

fytyra e tij është bërë e shëmtuar dhe mbytur në brengë e në trishtim.

Kjo është jeta e tij e mjerë,

Ky është ferri i tij i vërtet.

Nuk do mundet dot të dal më që aty,

dhe kurrë askujt nuk do i tregoj vuajtjet e tij.

Lotët pikë- pikë nëpër faqe i rrjedhin papushim,

vuajtjet e tij nuk paskan mbarim,

kjo është jeta e tij e ndyrë dhe shumë e vështirë,

me prindër, me vëllezēr gjallë,

dhe i braktisur pa asnjë pikë mëshirë,

vetëm se është ndryshe nga aftësitë.

( Këtë poezi ia krijova një personi me aftësi te kufizuara, që është braktisur nga familja e tij, vetëm se është ndryshe nga ata)

Fier/30/11/2021

Albania

Fatbardha Budini

About Post Author