Fatbardha Budini-Jeta jonë


atbardha Berisha Budini

Titulli: Jeta jonë.

Pranvera do vijnë dhe kanë për t’u larguar,
ishim të rinj dhe do jemi duke
u rënduar.

Pastaj do vdesim dhe çdo gjë do jetë zhdukur,
asgjë s’do mbetet në këtë jetë për të treguar.

Këto vargje do të mbeten, për t’u kujtuar,
do vijnë pranvera të tjera, me radhë, për t’u larguar.

Do ketë të rinj, pastaj do shkojnë drejtë pleqërisë,
vdekja një ditë ka për trokitur.
Asgjë s’do mbetet pa treguar,
asgjë përveç dashurisë së bekuar.

Fier/9/11/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author