Fatbardha Budini: Jeta jonë


Fatbardha Budini: Jeta jonë

Jeta për ne ka qënë dhe vazhdon të jetë e vështirë,

por dashuria, që shprehet e bën jetën më të lehtë dhe më të mirë.

Me këmbët tona rrugën e gjatë të jetës përshkuam,

hallet, brengat, telashet të gjitha sëbashku i kemi duruar.

Jeta është herë si një këngë e bukur, herë si një këngë me trishtim,

ditët, vazhdojnë ikin, ikin pa ndalim,

ashtu edhe vitet ikin duke e shtuar shpejtësinë.

Rinia jonë ishte kënaqësia më e madhe e kësaj jete,

për të cilën poetët i thurrin vargje të bukura si një stine pranvere.

Si fëmijë, si nxënës, si student, si njeri,

vitet tona kanë fluturuar me shpejtësi.

Sa shpejtë erdhën vitet e pjekurisë,

me mall e nostalgji i kujtojmë vitet e rinisë.

Jeta flokët tanë filloi të na i zbardhi,

rrudhat në fytyrat tona na i shtoi,

dhe vjen një ditë si zog shpirti ynë drejtë qiellit do fluturoj.

Shumë miq, të afërm u larguan nga

kjo botë,

shpirtërat na u plagosën dhe sytë na u mbushën me lot.

Dhe së shpejti jeta jonë do të kthehet në perëndim,

Në atë perëndim kur Dielli fundoset gjer në përjetësi.

Jeta jonë vërtet është e shkurtër si një këngë me plotë madhështi,

Ditët, vitet ikin me shumë shpejtësi,

e gjithë kjo duket si ëndrra e një dite, por që i jep shumë rëndësi kësaj jete.

 

About Post Author