Fatbardha Budini-Jetimi


Fatbardha Budini

  · 

Titulli: Jetimi

Jetimi u mësua me të gjitha,

me mungesën e nënës e babait.

Me urinë e bukës dhe ethet e të ftohtit,

ai mban mbi shpinë një barr që askush nuk e mban dot.

Që të vdesi për të ska ardhur koha ende.

ai nuk është rritur për të dëshiruar vdekjen.

Ai ka lindur si çdo njeri,

përse nuk mund ti ndihmojmë që të jetoj si unë dhe si ti.

Prandaj le ti respektojmë jetimet, të varfërit, invalidët, personat me aftësi të kufizuar.

Ata kanë lindur këtë jetë për ta jetuar,

edhe pse fati tjetër jetë u kishte rezervùar.

Ti duam ti respektojmë, ti ndihmojmë,si çdo njeri,

dikush pak më shumë, e dikush pak më mirë.

Fier/23/10/2022

Albania.

Autore: Fatbardha Budini.

About Post Author