Fatbardha Budini-Kush nuk e do lumturinë


Kush nuk e do lumturinë.

Thonë se qeniet njerëzore janë unike,

çdo ditë e më shumë evolojnë,

kanë aftësi përshtatje,forcë fizike,

janë humanë edhe logjikojnë.

Por sot kjo botë është shumë ndarë,

njerëzit grinden: Unë jam i bardhë dhe ti je i zi,

kjo sëmundje ka shumë kohë më parë,

pas kaq vitesh,reziston dhe njerëzit janë përçarë.

Njerëzve ju duhet harmonia,

edhe këtë të gjithë e dinë,

të bashkuar vjen fuqia

kush vallë nuk e do lumturinë.

Fier/4/12/2022

Albania